Parashikimi i fundit: në ShBA deri në fund të dhjetorit do të jenë 317.000 viktima nga koronavirusi

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 12:03
Parashikimi i fundit: në ShBA deri në fund të dhjetorit do të jenë 317.000 viktima nga koronavirusi

Një model tanimë I njohur edhe nga Shtëpia e Bardhë, deri në fund të dhjetorit parashikon më shumë se 317.000 viktima në ShBA si pasojë e koronavirusit, shkruan CNN.

Të premten Instituti për Vlerësim Shëndetësor në Uashington projektoi, që rreth 317.000 njerëz mund të vdesin nga sëmundja, duke shënuar kështu një rritje prej 8.000 njerëzve nga një vlerësim I mëparshëm, I bërë një javë më parë.

Që nga janari i këtij viti, autoritetet shëndetësore amerikane kanë identifikuar më shumë se 5 milion raste në të gjithë vendin dhe më shumë se 180.000 persona të tjerë të vdekur.

Vlersimi më I ri I Insitutit sugeron, që ShBA mund të shoh më shumë se 136.000 vdekje shtesë deri në fund të dhjetorit dhe shkalla e vdekjes ditore do të rritet deri në 2.000 persona në ditë.

Nga ana tjetër, eksperët e këtij insitututi kanë thënë se nëse do të respektoheshin masat anti- covid më shumë se 67.000 jetë mund të shpëtohen.

Një vlerësim  I tillë është bërë edhe nga CDC, e cila parshikoi përafërsisht 195.000 vdekje deri më 12 shtator. 

(Kosova Sot Online)