Zgjohet në mes të natës dhe gjen gjarprin në shtrat

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 12:33
Zgjohet në mes të natës dhe gjen gjarprin në shtrat

Në orën dy të meëngjesit një burrë në Leeds, West Yorkshire  ka kaluar një moment ankthi. Ai u zgjua pasi po  dëgjontë një tingull në shtëpi. Në momentin që ndezi dritën e telefonit, ai pa se një gjarpër ndodhej në krevatin e tij.

“Unë u zgjova dhe ndeza dritën, dhe pashë një gjarpër i cili  ndodhej gjysma në dysheme dhe gjysma në shtratin tim”- tregoi ai.

Menjëherë u çua dhe arriti ta fuste krijesën në një qese përpara se të thërriste autoritetet.

Sipas inspektorit Dave Holgate, i cili mbërriti menjëherë për të ndihmuar kapjen e krijesës tha se gjarpërinjtë e misrit nuk janë vendas në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka shumë të ngjarë të ketë qenë  e humbur ose e braktisur.

“Të vish ballë për ballë me një gjarpër nuk është ajo që çdokush pret tëshohë në mes të natës. Duhet të ketë qenë mjaft e frikshme”- tha inspektpori.

Gjithashtu ai shtoi se këta gjarpërinj nuk janë helmues dhe kafshojnë vetëm nëse ndjehen të kërcënuar.

(Kosova Sot Online)