Mbi 500 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 08:48
Mbi 500 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka kaluar numrin 500.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se me 9 viktimat që janë konfirmuara dje (e shtunë), numri i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 508.

Ndërkaq numri i rasteve pozitive deri më sot është 13.215 raste nga 50.223 persona të testuar.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 9 mijë e 355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 352.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste,komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)