Rritet numri i të shëruarve, 516 pacientë humbën betejën me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 07:57
Rritet numri i të shëruarve, 516 pacientë humbën betejën me Covid-19 në Kosovë

Numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë po vazhdon të rritët. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 118 pacient, derisa numri i përgjithshëm i atyre që e kanë fituar betejën me këtë virus ka shkuar në 9 mijë e 473.

Ndërkohë edhe numri i viktimave është rritur. Aktualisht kemi 516 viktima derisa gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Që nga marsi, kur u raportuan rastet e para me Covid-19, në vendin tonë janë konfirmuar 13 mijë e 334 raste pozitive, nga 50 mijë e 683 persona të dyshimt për virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 3 mijë e 345.  Derisa komuna më e prekur vazhdon të mbetet Prishtina.

(Kosova Sot Online)