Gjermania shënon mbi 600 raste të reja me Covid-19

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 09:11
Gjermania shënon mbi 600 raste të reja me Covid-19

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 610 raste të reja me Covid-19.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 242,381 persona, shkruan The Guardian.

Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.

(Kosova Sot Online)