Sërish përplasje mes Indisë dhe Kinës: India fajëson trupat kineze

  • G.G /
  • 31 August 2020 - 13:11
Sërish përplasje mes Indisë dhe Kinës: India fajëson trupat kineze

India tha se trupat e saj janë përplasur me ushtarët kinezë përgjatë kufirit të kontestuar mes dy shteteve, pasi Ushtria kineze thuhet se ka shkeluar marrëveshjet diplomatike e ushtarake për arenën e markuar.

Ministria e Mbrojtjes në Indi në një deklaratë të lëshuar të hënën, thanë se trupat kineze kanë kryer ‘lëvizje provokuese ushtarake’.

Të dy shtetet kanë vendosur mijëra trupa, tanke dhe artileri armësh afër kufirit.

Numri i viktimave nuk është ende i qartë, dhe ndërsa ka një takim të nivelit të lartë në proces për të zgjidhur tensionet, ushtria e Indisë është vendosur plotësisht përgjatë kufirit të diskutueshëm.

Trupat indiane “ndërmorën masa për të forcuar pozicionet tona dhe për të prishur qëllimet kineze për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme faktet në terren,” tha ministria, duke përmendur se nuk do të lëshonte detaje të tjera për “ruajtjen e sigurisë operacionale”.

Mosmarrëveshja më e keqe e Indisë dhe e Kinës në katër dekada arriti kulmin me vdekjen e 20 ushtarëve indiane dhe një numri të panjohur të ushtarëve kinezë në një betejë të shëmtuar më 15 qershor.

Që nga ajo kohë tensionet kanë vazhduar të ziejnë, me Indinë që zbuloi në fund të korrikut se po poziciononte edhe 35,000 trupa shtesë përgjatë kufirit ndërsa mundësia e një zgjidhjeje të hershme të tensioneve vdekjeprurëse midis dy fqinjëve u zbeh.

(Kosova Sot Online)