33 qytetarë të Gjilanit vdiqën nga COVID-19

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 14:43
33 qytetarë të Gjilanit vdiqën nga COVID-19

Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka ftuar qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19.

Lexo Edhe:

Armend Zemaj publikon foto nga Klinika Intensive, aty ku po trajtohen rastet më të rënda me koronavirus

“Apeloj që të vazhdojmë t’i zbatojmë rekomandimet e institucioneve të Republikës. Tashmë ka hyrë Ligji në fuqi dhe ju lutem që ta respektoni sepse përpos inspektorëve komunalë edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive”, ka thënë Haziri, teksa e ka paraqitur edhe pasqyrën e përgjithshme të përballjes me COVID-19.

“Nga 172 ditë të menaxhimit të situatës të emergjencave civile, Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID19 në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekë me infeksion, prej të cilëve 632 janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejen fatkeqësisht, raste aktive i kemi 166, 24 mostra në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim, për të cilët kujdesemi 24 orë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

(Kosova Sot Online)