Ali Uka emërohet ushtrues detyre i kryeprokurorit të Gjakovës

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 15:54
Ali Uka emërohet ushtrues detyre i kryeprokurorit të Gjakovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka emëruar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, pas vdekjes së ish-kryeprokurorit Ali Selimaj.

“Këshilli ka emëruar si ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka”, thuhet në komunikatën e Këshillit.

Në këtë mbledhje, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për shpallje të brendshme për avancim të tre prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe ka miratuar pjesërisht Raportin e Komisionit për vlerësimin e performancës së shtatë prokurorëve, ku për dy nga ta ka kërkuar të bëhet rivlerësim.

(Kosova Sot Online)