Shefi i OBSh-së: Pranimi i vdekjes së të moshuarve nga Covid-19, bankrotimi më i madh moral

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:09
Shefi i OBSh-së: Pranimi i vdekjes së të moshuarve nga Covid-19, bankrotimi më i madh moral

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se pranimi i vdekjeve të të moshuarve është bankrotimi më i madh moral.

“Ta pranosh vdekjen e dikujt për shkak të moshës është bankrotimi më i madh moral dhe ne nuk do të duhej ta lejonim shoqërinë tonë që të sillet në këtë mënyrë”, tha ai.

Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive përreth botës që të merren me njerëzit që po protestojnë kundër masave për koronavirusin dhe t’i dëgjojnë shqetësimet e tyre, por theksoi se protestuesit duhet të kuptojnë se virusi është i rrezikshëm, shkruan The Guardian.

“Është e rëndësishme të dëgjohet ajo që njerëzit po kërkojnë, çfarë po thonë. Ne duhet të përfshihemi në një dialog të sinqertë”, shtoi ai.

“Virusi është i vërtetë. Është i rrezikshëm. Ai përhapet shpejt dhe vret. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha më tej shefi i OBSh-së.

Ndryshe, shumica e viktimave të koronavirusit në mbarë botën janë mbi moshën 50-vjeçare.

(Kosova S