Policia jep detaje për përleshjen me armë zjarri në Podujevë

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 10:39
Policia jep detaje për përleshjen me armë zjarri në Podujevë

Mbrëmë në qytetin e Podujevës, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, e si pasojë mbetën të plagosur dy persona.

E, në raportin 24 orësh policia bën të ditur se të plagosurit janë duke u trajtuar në Spitalin e Prishtinës, ndërsa janë në kërkim të 4 të dyshuarve, e një tjetër është arrestuar.

Ky është njoftimi i PK-së në lidhje me rastin në fjalë:

Rr.Fahri Fazliu, Podujevë 31.08.2020, 20:17. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe të njëjtit më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për tretman të mëtutjeshëm.

Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari  katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe e njëjta armë është konfiskuar.

(Kosova Sot Online)