“Serbia është nisur me një pako serioze rreth Kosovës për në Washington”

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:21
“Serbia është nisur me një pako serioze rreth Kosovës për në Washington”

Beogradi zyrtar ka treguar ofertën që do ta paraqes në takimin e 4 shtatorit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë – SHBA, e që nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq është shprehur se delegacioni serb është përgatitur të ofrojë një pako serioze për krijimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ai ka specifikuar se bëhet fjalë për një lidhje infrastrukturore ndërmjet dy shteteve. Gjuriq, i cili është anëtar i delegacionit të udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiq, do të marrë pjesë në bisedimet në Uashington.

“… e them se kjo paketë do të jetë me përfitim të ndërsjellë ekonomik”, u shpreh Gjuriq për mediat serbe.

Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

(Kosova Sot Online)