Lista e rishikuar e infermierëve i dorëzohet gjatë ditës MSh-së, kërkojnë pagesën shtesë prej 300 euro

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:44
Lista e rishikuar e infermierëve i dorëzohet gjatë ditës MSh-së, kërkojnë pagesën shtesë prej 300 euro

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, mëngjesin e së martës ka zhvilluar takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi lidhur me pagesën shtesë prej 300 euro për punëtorët shëndetësor dhe rishikimin e listave.

Kryetari i Sindikatës, Fitim Havolli, pas takimit tha se lista e përmirësuar me emrat e infermierëve do t’i dorëzohet ministrisë së Shëndetësisë e rishkruar gjatë ditës.

Krejt kjo që sipas tij, të bëhet ekzekutimi i pagesës prej 300 euro shtesë për infermierët, sipas vendimit të Qeverisë.

“Bashkë u pajtuam që të përfundojmë listën deri pas orës 12:00 dhe të përcillet në ministrisë së Shëndetësisë me përmirësime ashtu siç e kanë kërkuar dhe të ekzekutohet ky vendim sipas vendimit të Qeverisë dhe në këtë rast infermierët t’i marrin këto shtesa sipas vendimit të Qeverisë”.

“Ky ishte edhe dakordimi me drejtorin që të kemi angazhime dhe vullneti t’i shtymë kërkesa drejt realizimit të tyre në përpikëri”.

(Kosova Sot Online)