Vuçiq takon ambasadorin rus në prag të nisjes për Washington

  • S.A /
  • 01 September 2020 - 13:20
Vuçiq takon ambasadorin rus në prag të nisjes për Washington

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në prag të vizitës së Washingtonit, është takuar në Beograd me ambasadorin rus, Alexander Bocan Kharchenko, me të cilin ka biseduar për dialogun e Brukselit, iniciativën amerikane dhe për temat që do të diskutohen më 4 shtator.

Sipas komunikatës për media, Vucic dhe Kharchenko kanë diskutuar edhe për raportet bilaterale dhe kanë folur për përgatitjet për vizitën e Putinit në Serbi.

Ndërkohë delegacioni i Kosovës ka arritur dje në Washington, dhe pritet që të fillojnë takime të ndryshme përpara përballjes me Serbinë më 4 shtator

(Kosova Sot Online )