Sherr për një vajzë, shqiptari godet me thikë në bark grekun

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 14:13
Sherr për një vajzë, shqiptari godet me thikë në bark grekun

Një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në plagosjen e një shtetasi grek, i qëlluar me thikë nga një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Paleochora në Greqi dhe shkak i sherrit ka qenë një vajzë.

Greku ndodhej në plazh me disa miq të tij, kur i riu shqiptar ka mbërritur dhe e ka goditur me thikë në bark. Greku është transportuar në spital ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e shqiptarit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)