Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë, dëmtohet gypi

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 10:19
Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë, dëmtohet gypi

Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina”  janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.

Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga” Hyzri Talla” dhe rruga “ Xheladin Rekaliu” në lagjen “ Bregu i Diellit ”.

Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)