BE: Politika dhe biznesi duhet të qëndrojnë larg nga Agjencia e Akreditimit, duhet rianëtarësim në ENQA dhe EQAR

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 10:57
BE: Politika dhe biznesi duhet të qëndrojnë larg nga Agjencia e Akreditimit, duhet rianëtarësim në ENQA dhe EQAR

Zyra e BE’së në Prishtinë po kërkon që Agjencia Kosova e Akreditimit duhet të funksionoj në mënyrë të pavarur nga interesat politike dhe biznesore, në shërbim të një kualiteti sa më të lartë të edukimit.

Ky qëndrim i BE’së është thënë nga zëvendës-shefi i Zyrës së BE’së, gjatë një bashkëbisedimi virtual që ka pasur me kreun e AKK-së, Naim Gashin.

“Mbështetja e një arsimi kualitativ në Kosovë për të rinjtë është një prej prioriteteve kyçe të BE’së në Kosovë. Agjencia Kosovare e Akreditimit, AKK, duhet të funksionoj e pavarur nga interesat politik dhe biznesor, në shërbim të interesit të një arsimi sa më kualitativ”, thuhet në llogarinë zyrtare të BE’së në twitter.

Serri ka inkurajuar kreun e AKK’së, Naim Gashin, për të vazhduar me punën e mirë dhe ka premtuar mbështetjen e BE’së për Agjencinë në përpjekjet për të forcuar pavarësinë dhe kapacitetin e monitorimit.

“BE iu bën thirrje autoriteteve që të respektojnë procedurat kur zgjedhin anëtarët e bordit të Agjencisë dhe Bordin e Apelit. Autoritetet duhet të mbështesin agjencinë për të rifituar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare ENQA dhe EQAR duke i siguruar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe fizike”, thuhet ndër të tjera në deklaratat e lëshuara nga Zyra e BE’së.

(Kosova Sot Online)