Tenton të dhunojë kolegen në furrën e bukës, arrestohet 48 vjeçari

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 11:23
Tenton të dhunojë kolegen në furrën e bukës,  arrestohet 48 vjeçari

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një furrë buke në Tiranë, ku një 46 vjeçare është bërë objekt i një sulmi seksual nga kolegu i punës.

48 vjeçari me inicialet N.K ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me gruan, ndërsa kjo e fundit e ka denoncuar burrin në polici.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa policia ka vënë në pranga 48 vjeçarin.

(Kosova Sot Online)