Prishtinasit në hall me mungesën e ujit, këto janë oraret e reduktimit

  • G.G /
  • 02 September 2020 - 12:35
Prishtinasit në hall me mungesën e ujit, këto janë oraret e reduktimit

KRU” Prishtina” ka dalë me një komunikatë për media duke shpjeguar oraret e reduktimeve të ujit.

Të njejtët deklarojnë se në periudhën e pandemisë, edhe pse ka pasur konsum të jashtëzakonshëm sidomos në muajt mars-gusht, dhe rënie drastike të nivelit të ujit në liqene akumuluese, janë munduar që uji të mos iu mungojë qytetarëve.

“Tash për tash jemi duke aplikuar reduktime të planifikuara, për të cilat qytetarët janë njoftuar me kohë dhe siç dihet ato janë prezente nga ora 24.00 deri në 04.00, gjatë natës për zonat urbane ndërsa zonat rurale që kanë burime alternative janë me reduktime nga ora 20:00 deri në 06:00. Po ashtu, kur kemi punime teknike me arsyetim përmirësimin e infrastrukturës për shërbime më të mira, normalisht që uji ndërprehet   për aq kohë sa zgjasin punimet”, thuhet në njoftim.

“Gjatë stinës së verës, zonat më problematike janë pikat e larta furnizuese, jo që ne e zvogëlojmë prodhimin, por për shkak të keqpërdorimeve enorme nga pikat e ulëta, në forma të ndryshme dhe që kjo tashmë është bërë dukuri, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për shpenzim racional të ujit të pijshëm, madje me shumë këshilla se si të shpenzohet uji në sezonin e verës me theks të veçantë. Problemet më të mëdha i kemi në pikat e larta të furnizimit të zonave që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit ( një pjesë e Hajvalisë, Veternikut dhe Bregut të Diellit-te Gjambazët), ku tashmë e kemi mbi 9 metra nën kuotën e kapërderdhjes, pra kuotës maksimale”, thuhet tutje në komunikatë.

(Kosova Sot Online)