Zbulohet diamanti më i madh në botë, kjo është vlera marramendëse e gurit të çmuar

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 13:37
Zbulohet diamanti më i madh në botë, kjo është vlera marramendëse e gurit të çmuar

Një minator ka zbuluar diamantin më të madh në botë. Sipas ekspertëve diamanti mund të kapë një vlerë deri në 25 milion dollarë. Guri i rrallë 442 karat u zbulua nga një punonjës i Gem Diamonds Ltd. në minierën e tij Letšeng në Lesoto, Afrikë.

Gem Diamonds është i njohur për rikuperimin e vazhdueshëm të diamanteve të mëdha me cilësi të Letšeng. Gjetja e këtij diamanti të mrekullueshëm 442 karat, një nga diamantët më të mëdhenj në botë me cilësinë më të lartë, është konfirmim i mëtejshëm i kalibrit të minierës Letseng dhe aftësisë së saj për të prodhuar vazhdimisht diamante të mëdha, me cilësi të lartë.

Zbulimi vjen në një kohë të vështirë për industrinë e diamanteve, si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Përkundër kësaj, Gem Diamonds njoftoi se një pjesë e të ardhurave nga shitja e diamantit do të shkojnë drejt financimit të një projekti të komunitetit me Qeverinë e Lesoto.

(Kosova Sot Online)