“Mendoni për orientime të reja”, çfarë mesazhi po u çon Albin Kurti shqiptarëve të Malit të Zi?

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 15:18
“Mendoni për orientime të reja”, çfarë mesazhi po u çon Albin Kurti shqiptarëve të Malit të Zi?

Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Mal të Zi pritet që të krijojë një situatë të re dhe tejet ndryshe atje, varësisht nga pozicionimi dhe koalicionet që do të ndërlidhin forcat politike atje.  Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se në vendin fqinj të Kosovës po merr hov hegjemonizmi serb. Partia e Kurtit nuk ka ndonjë thirrje për Dritan Abazoviqin, politikanin shqiptar kyç për formimin e qeverisë, por kanë porositur shqiptarët të “mendojnë për orientime tjera”.

Rezultati që ka marrë partia e Milo Gjukaonoviqit është tejet i brishtë, dhe këtë situatë do të mundohen ta shfrytëzojnë forcat pro-serbe të cilave me gjasë do t’iu bashkohet edhe Dritan Abazoviq me “URA”-n.

Një zhvillim i tillë që do të dërgonte Gjukanoviq në opozitë dhe vendosjen e forcave pro-serbe në pushtet po shihet si tejet i rrezikshëm për orientimin euro-atlantik të Malit të Zi, meqë Podgorica do shndërrohej në një satelit të Moskës dhe Beogradit.

Për situatën e re politike në Mal të Zi ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili thotë se në rast se forcat pro-serbe do të vijnë në pushtet në shtetin fqinj, atëherë jetesa për shqiptarët atje do të jetë e pamundur.

Kurti përmes një reagimi të lëshuar përmes faqes zyrtare të partisë, u ka bërë thirrje shqiptarëve që në rast të një situate të tillë të mendojnë për orientime të reja.

“Nëse arrijnë ta formojnë qeverinë këto tri parti, atëherë bashkëjetesa ndëretnike në Mal të Zi, edhe ashtu e brishtë, do të pamundësohet dhe shqiptarët duhet të mendojnë për orientime të reja”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia që drejton Albin Kurti.

Partia që drejton, Ablin Kurti, në mënyrë të vazhdueshme e ka proklamuar si të nevojshëm Bashkimin Kombëtar dhe një gjë të tillë e kanë edhe në programin e tyre politik.

Kurti përveç Malit të Zi, ishte përfshirë edhe në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur Zijadin Selën, dhe gjithashtu edhe në Shqipëri ka krijuar një degë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka organizuar disa aksione kundër pushtetit atje.

 

Hovi i hegjemonizmit serb Me flamuj të Serbisë, me thirrje raciste antishqiptare, me parulla kundër Kosovës e për...

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Mercredi 2 septembre 2020

(Kosova Sot Online)