Lajm i mirë: Shërohen 131 persona nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 15:37
Lajm i mirë: Shërohen 131 persona nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 131 persona kanë arritur që ta mposhtin luftën ndaj Covid 19 në vendin tonë.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që e ka publikuar bilancin e 24 orëve rreth COVID-19.

Duke i marrë parasysh statistikat e fundit, numri total i të shëruarve në vend ka shkuar në 9 mijë 923 persona.

(Kosova Sot Online)