Dy të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 15:49
Dy të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Edhe dy persona nga komuna e Malishevës janë shëruar nga Covid 19. Derisa në këtë komunë janë regjistruar edhe katër raste të reja. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, është 31 raste.

Katër rastet e reja të regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Ngucat, Llazicë, Bardh dhe Drenoc.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në të dhënat  zyrtare të IKSHPK-së, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19, janë prekur 212 persona, prej tyre 162 janë shëruar, 31 raste janë aktive,ndërsa 19 persona kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)