Lexoni edhe:
O’Brien: Mezi pres që nesër t’i takoj Hotin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë
Ish-ministrja për dialog Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti, i ka ofruar pozitën si koordinatore e dialogut, para se të emëronte Skënder Hysenin në këtë rol.
“Kryeministri më ka ofruar të jem koordinatore e dialogut, kjo para se të zgjidhej Skënder Hyseni në këtë pozitë, por këtë e kam kundërshtuar, sepse kam dashur që kjo të bëhet me aprovimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të kem legjitimitet dhe kompetenca të qarta për këtë”, tha Tahiri
O’Brien: Mezi pres që nesër t’i takoj Hotin dhe Vuçiqin në Shtëpinë e BardhëLexoni edhe:
Sipas saj, sado që po flitet për marrëveshje ekonomike do të ketë edhe marrëveshje politike. Delegacioni i Kosovës duhet ta ketë të qartë që marrëveshjet ekonomike të arrihen si marrëveshje në mes dy shteteve.
“Delegacioni nuk ka mandat që të nënshkruajë diçka që cenon shtetësinë e Kosovës, jam i bindur se do të bëhen hapa pozitivë në këtë takim, në Uashington”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se Serbisë duhet t’i bëhet e qartë që nuk ka anëtarësim në BE pa e njohur Kosovën.
(Kosova Sot Online)