Merrni çadrat me veti, ky është moti për sot

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 09:24
Merrni çadrat me veti, ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik dhe në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se sot pritet të ketë shi me intensitet të ulët, i përcjellë me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

(Kosova Sot Online)