Për 24 orë u shqiptuan 1805 tiketa në Kosovë

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 10:03
Për 24 orë u shqiptuan 1805 tiketa në Kosovë

Numri i lartë i gjobave në trafik është shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Siç njofton Policia e Kosovës, vetëm këtë të mërkurë janë shënuar 1 mijë e 805 gjoba në trafik për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Tutje policia njofton se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 29 aksidente trafiku. Prej tyre 11 me lëndime trupore ndërsa 18 të tjera me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)