Ministri i Arsimit mbledh drejtorët komunalë, a do të vendoset për fillimin e mësimit me 14 shtator

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 11:10
Ministri i Arsimit mbledh drejtorët komunalë, a do të vendoset për fillimin e mësimit me 14 shtator

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, do të takohet sot me drejtorët komunalë të arsimit, përfaqësuesit e SBAShK’ut dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve, për të biseduar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Drejtorët komunalë të arsimit, përfaqësuesit e SBAShK’ut, përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve do të takohen sot me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, për të diskutuar nëse janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme që mësimi të nisë në objektet shkollore.

Nuk dihet nëse në takimin e sotëm do të vendoset përfundimisht për hapjen e shkollave më 14 shtator.

Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për datën 14 shtator, për shkak të përgatitjeve që duhen bërë nëpër objektet shkollore, sipas rekomandimeve të IKSHPK’së për mbrojte nga virusi COVID-19.

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, që mësimi të nisë në tri faza.

(Kosova Sot Online)