Vodhi në xhami, arrestohet 19-vjeçari në Pejë

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 11:15
Vodhi në xhami, arrestohet 19-vjeçari në Pejë

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 14 gusht, në një xhami në fshatin Vitomericë të Pejës.

“Njësitet relevante nga Stacioni Policor në Pejë menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjës dhe janë marrë me rastin në fjalë. Gjithashtu me datë 30.08.2020 ne të njëjtin objekt përsëri ka ndodhur rasti i njëjtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore ma datë 02.09.2020, ka arritur të identifikojë të dyshuarin A.G.

“Në koordinim të plotë me Stacionin Policor në Malishevë i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë ndalohet për 48- orë”.

(Kosova Sot Online)