Gjilanasit i largohet gruaja nga shtëpia, e raporton rastin në polici

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 11:34
Gjilanasit i largohet gruaja nga shtëpia, e raporton rastin në polici

Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se gruaja e tij është larguar nga shtëpia

Rasti ka ndodhur të hënën e 1 shtatorit, ndërkaq është raportuar në polici një ditë më pas.

“Me 02.09.2020ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitë policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)