Ish-Shefi i Shtabit të UÇK’së Agim Çeku ftohet nga Gjykata Speciale

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 12:01
Ish-Shefi i Shtabit të UÇK’së Agim Çeku ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kryeministri Agim Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale. Këtë e ka konfirmuar vet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Ish-kryeministri Agim Çeku ka marrë dje ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK’së, i tha Express se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator.

“Po dje kam marrë ftesë nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit dhe do të udhëtojë atje më 28 shtator”, ka thënë Çeku.

(Kosova Sot Online)