Grenell para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Do të shtyjë agjendën ekonomike përpara, ta lëmë anash politikën

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 14:01
Grenell para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Do të shtyjë agjendën ekonomike përpara, ta lëmë anash politikën

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka thënë se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim të ekonomisë si shansë për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim.

Grenell ka shkruar në Twitter se është i fokusuar tek njerëzit e rinjë që duan punë dhe karrierë dhe për këtë do të shtyejë përpara agjendën ekonomike duke lënë anash politikën.

“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shansë për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar tek njerëzit e rinjë që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyejë përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell.

Nesër pritet të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Trump, Robert O’Brien.

Dy palët pritet të flasin për tema ekonomike ndërkaq nuk është përjashtuar edhe diskutimi për tema politike mes dy shteteve.

Në këtë takim delegacioni kosovar përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimi, koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni dhe ministrat, Selim Selimi, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Arban Abrashi.

(Kosova Sot Online)