Pas më shumë se katër orë vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 14:34
Pas më shumë se katër orë vazhdon intervistimi i Ali Ahmetit

Është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky i fundit që më shumë se  katër orë po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30, ndërsa për më shumë se tetë orë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u intervistua gjatë ditës së djeshme.

Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Ahemti ështa një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar  i shtabit të përgjithshëm.

(Kosova Sot Online)