Veseli porosi delegacionit para takimit me Serbinë: Asnjë centimetër tokë të mos jetë pjesë e dialogut

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 14:58
Veseli porosi delegacionit para takimit me Serbinë: Asnjë centimetër tokë të mos jetë pjesë e dialogut

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli iu ka dërguar një porosi delegacionit të Kosovës që sot do të ulen në tavolinë të diskutimit me Serbinë në Shtëpi të Bardhë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin me strukturat e partisë në Vushtrri e Mitrovicë ka thënë se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë që cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli.

 

Kryetari Veseli në Vushtrri dhe Mitrovicë: Kosova është një dhe e pandashme Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,...

Publiée par Partia Demokratike e Kosovës - PDK sur Jeudi 3 septembre 2020

(Kosova Sot Online)