Nëntë persona ndërrojnë jetë si pasojë e Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 15:03
Nëntë persona ndërrojnë jetë si pasojë e Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes nga Covid 19. Kështu kanë bërë me dije gjatë ditës së sotme zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik përmes raportit 24 orësh.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)