Hoti, Hyseni, Selimi e Balaj përballë palës serbe në Shtëpinë e Bardhë

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 15:42
Hoti, Hyseni, Selimi e Balaj përballë palës serbe në Shtëpinë e Bardhë

Për pak pritet që të fillojë takimi Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Sic raporton  media nga Uashingtoni, në këtë takim, përveç kryeministrit Avdullah Hoti do të marrin pjesë edhe koordinatori për dialogun, Skënder Hyseni, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zv.kryeministrja Albulena Balaj Halimaj.

Serbia ndërkaq përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuciq.

Për në Uashington kanë udhëtuar tetë persona si pjesë e delegacionit të Kosovës, mirëpo, disa prej tyre nuk do të jenë pjesë e takimit të sotëm.

Delegacioni i Kosovës tashmë është nisur për në Shtëpi të Bardhë, derisa, para mediave do të deklarohet para takimit kryeministri Hoti.

Në takim ndërkaq nikoqir do të jenë këshilltari  për Siguri i presidentit amerikan, Rorbert O’Brien si dhe emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell.

(Kosova Sot Online)