Një muaj pas shpërthimit, nën rrënojat e Bejrutit dëgjohen rrahje zemre!

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 10:02
Një muaj pas shpërthimit, nën rrënojat e Bejrutit dëgjohen rrahje zemre!

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese në Bejrut pasi aparaturat e tyre dedektuan një tingull që i ngjan rrahjeve të zemrës.

Ky sinjal, ngjalli shpresë mes ekipeve të shpëtimit të cilët nisën menjëherë një punë intensive.

Sinjali pulsues u zbulua të enjten nga poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb gjatë shpërthimit të tmerrshëm në port.

Një ekip shpëtimi nga Kili po punon në ndërtesën e shembur pas raporteve e pakonfirmuara se dikush mund të jetë gjallë nën rrënoja edhe pse ka kaluar 1 muaj.

Një qen i trajnuar që i përkiste ekipit kilian të kërkimit dhe shpëtimit së pari zbuloi diçka ndërsa ata kaluan nëpër një rrugë, në një nga zonat më të goditura nga shpërthimi.

Ekipi më pas përdori pajisjet e zbulimit të audios për sinjale ose rrahje zemre, dhe zbuloi një puls zemre prej 18 deri në 19 rrahjesh në minutë.

Origjina e sinjalit pulsues nuk dihet ndërsa ekipi vijon ende që të kërkojë për jetë nën rrënoja.

Gjasat që dikush të gjendet i gjallë në këto kushte mbeten të vogla, por pjesëtarë nga ekipet shpëtimit janë shprehur se nuk është tërësisht e pamundur.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8695385/Beirut-blast-rescuers-detect-heartbeat-rubble-sparking-hopes-finding-survivor.html#v-2549938171423735218

(Kosova Sot Online)