Me Trumpin bashkë, kurse me Pompeon Hoti e Vuçiq takohen veç e veç

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 10:08
Me Trumpin bashkë, kurse me Pompeon Hoti e Vuçiq takohen veç e veç

Sekretari amerkan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiqin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 po ashtu me kohën lokale.

Paraprakisht Hoti dhe Vuçiq do të takohen me presidentin Trump, i cili sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë, do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë dhe më pas do të ketë një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas ditës së parë të negociatave në Uashington, Presidenti serb, Vuçiq tha se atij iu paraqit një projekt marrëveshje gjatë takimit, e cila përmendte njohjen reciproke, dhe se ai e refuzoi atë, ndërsa Kryeministri Hoti tha se është bërë progres drejt marrëveshjes përfundimtare.

(Kosova Sot Online)