Vidhen pesë krerë dhi në Novobërdë

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:24
Vidhen pesë krerë dhi në Novobërdë

Pesë krerë dhi janë vjedhur ditën e mërkurë në fshatin Paralovë të Novobërdës.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 06:15.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në stallën e bagëtive të tij, nga e cila kishin vjedhur pesë krerë dhi. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)