Cilat janë elementet e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë sipas Haradinajt

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 15:37
Cilat janë elementet e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë sipas Haradinajt

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje lidhur me elementet e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj tha se është në dijeni të materies së marrëveshjes, e sipas tij nuk ka pasur element të njohjes reciproke.

Megjithatë, ai thotë se Serbia ka kërkuar që të hiqet pika e 10 derisa është përmendur edhe Minishengeni.

Sipas kreut të AAK’së, pjesë e marrëveshjes është edhe dakordimi për mosantarësimi në organizata ndërkombëtare për një vit.

Haradinaj ka pasur kritika për kryeministrin Avdullah Hotin duke thënë se nuk do të pranojë që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe Ujmani.

“Jam në dijeni të krejt materies. Nuk ka pasur element të njohjes. Kanë qenë disa pika të marrëdhënieve të ndërsjella, një prej të cilave, pikën 10 Serbia ka kërkuar që të hiqet. Ka edhe pika të tjera që janë të ndjeshme, është Minishengeni, pastaj është moratoriumi për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Ka plot pika, por ne në respekt të nikoqirit, në këtë rast të SHBA-së jemi gjendje të gjejmë dalje, por e vetmja pengesë për mosdakordim për marrëveshje është çështja e Ujmanit për të cilën unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje ku është edhe Serbia”, tha ish-kryeministri Haradinaj për REL’in.

(Kosova Sot Online)