“SHBA do t’i bëjë dhuratë Kosovës njohjen e një shteti të fuqishëm”

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 16:22
“SHBA do t’i bëjë dhuratë Kosovës njohjen e një shteti të fuqishëm”

Kosovën pas dy vite e gjysmë pa marrë asnjë njohje ndërkombëtare pritet që ta njohë një shtet i fuqishëm i globit.

Kështu kanë deklaruar  burime brenda takimit të djeshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin amerikan.

”Kosovën do ta njeh një shtet i fuqishëm i globit, kjo do të jetë pjesë e një dhurate që SHBA do të ja bëjnë Kosovës. Është një njohje që do ta i vjen Kosovës dhuratë”, pa dhënë detaje se për cilin shtet bëhet fjalë.

Mediet raportojnë se marrëveshja e sotme në Shtëpinë e Bardhë do t’i sjellë Kosovës dhe Serbisë 13 miliardë dollarë investime.

Gjithashtu, Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje të ndara me SHBA’në.


(Kosova Sot Online)