Delegacioni po i kryen formalitetet e sigurisë para nisjes në Shtëpi të Bardhë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 17:08
Delegacioni po i kryen formalitetet e sigurisë para nisjes në Shtëpi të Bardhë

Për pak minuta pritet që delegacioni i Kosovës të niset nga hoteli ku janë duke qëndruar për në Shtëpinë e Bardhë.

 

“Delegacioni do të shkojë i plotë, pra do të jetë edhe AAK’ja. Po realizojnë kontrollin që të mos ndalen të Shtëpia e Bardhë. Janë kaluar mosmarrëveshjet. Ajo që kemi raportu më herët si Gazetë Express qëndron. Haradinaj në mëngjes i ka dërgu letër ku e ka paralajmëru për largimin e ministrave të tij nga Qeveria. Grenell ka diskutar me Haradinajn që e ka siguru qëe Gazivoda nuk ka me qenë pjesë e menaxhimit të Serbisë”.

Aty pritet që të mbahet takimi Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Paraprakisht është raportuar se ekipi është vonuar të niset për në Shtëpi të Bardhë, për shkak të përplasjeve brenda koalicionit.

(Kosova Sot Online)