Hoti bashkë me delegacionin dhe Selim Selimin e AAK’së nisen drejt Shtëpisë së Bardhë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 17:19
Hoti bashkë me delegacionin dhe Selim Selimin e AAK’së nisen drejt Shtëpisë së Bardhë

Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpinë e Bardhë aty ku do të mbahet takimi me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë serb, Aleksandër Vuciq.

Kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pranuar që të deklarohet para mediave pas daljes nga hoteli nga ku edhe është nisur për në Shtëpinë e Bardhë.

Pas lajmeve për përplasje dhe për mundësinë e daljes së AAK’së nga koalicioni, për në Shtëpi të Bardhë është nisur edhe Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

(Kosova Sot Online)