Kryeministri Hoti prezanton marrëveshjen me Serbinë

  • A.P /
  • 04 September 2020 - 19:19
Kryeministri Hoti prezanton marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se kanë marrë zotim për një miliard euro financa të ofruara dhe zotim të presidentit amerikan Donald Trump që të gjitha projektet e përfshira të fillojnë së zbatuari brenda një viti.

Ndërkohë Hoti njoftoi se Izraeli do e njoh Kosovën dhe shumë shpejt të dyja vendet do të lidhin marrëdhënie diplomatike.

“Elementi i dytë qënsorë i kësaj marrëveshje është njohja reciproke nga shteti i Izraelit. Sapo kisha një telefonatë kryeministri izraelit. U dakorduam që menjëherë të vendosim marrëdhënie diplomatike ne Izraelin”, tha Hoti.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës. Kjo mbështetje që vjen nga Shtëpia e Bardhë është esenciale për rrugëtimin tonë drejt BE’së OKB’së dhe organizatave tjera ndërkombëtare”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)