Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

  • A.P /
  • 04 shtator 2020 - 19:55
Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Në fundjavë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat në rritje

Në ditët e fundjavës vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë që kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell, e nga Mesdheu rryma të ngrohta ajrore sjellin rritje të temperaturave që ditën e diel dhe të hënë pritet të mbërrijnë deri në 30

Shërbimi i meteorologjisë njofton se edhe ditëve të para të javës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e nga dita e martë mund të ketë një ulje të lehtë të temperaturave maksimale.

Parashikimi për periudhën 5-9 shtator:

5.09 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë.

6.09 – Më nxehtë, kryesisht me diell.

7.09 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

8.09 – Në mëngjes pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

9.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 26C deri në 30C.

Të shtunën era do të fryjë nga verilindja e lehtë dhe mesatare 2-5m/s, e nga dita e diel nga jugu 1-6m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e gjatë javës së ardhshme sërish shënon rritje.

(Kosova Sot Online)