Vritet një 24-vjeçar në Ferizaj, u ther për vdekje me thikë

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 08:17
Vritet një 24-vjeçar në Ferizaj, u ther për vdekje me thikë

Një përleshje me thika në Ferizaj, ka përfunduar me vrasje. Atje ku ka mbetur i vdekur një 24-vjeçar me inicialet B.Q, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta,nga mjeku kujdestar,jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit,trupi i pajetë është dërguar për obdukcion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Sipas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione,mirpo nuk janë gjetur dhe të njejtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online )