Shpërthejnë shakatë me foton e Avdullah Hotit dhe Skender Hysenit

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 11:07
Shpërthejnë shakatë me foton e Avdullah Hotit dhe Skender Hysenit

Një foto nga nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump, në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka bërë bujë në rrjete sociale.

Në foto shihen kryeministri Avdullah Hoti i cili është ulur dhe koordinatori për dialog, Skender Hyseni, që është afër tij duke folur me të.

Me këtë foto kanë filluar shakatë e shumta, duke aluduar se çfarë i ka thënë Hyseni Hotit.

"A ki nja 50 euro me mi gjet deri në rrogë", "A e çeli sokun me llokuma qitash a ma vonë", "hajt ami çelësat e Opellit se e paske parku keq", janë disa nga shakatë që kanë bërë njerëzit nëpër rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)