Ky është 24 vjeçari që vdiq mbrëmë në Ferizaj, pas therjes me thikë

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 11:12
Ky është 24 vjeçari që vdiq mbrëmë në Ferizaj, pas therjes me thikë

Personi që vdiq mbrëmë në Ferizaj, pas plagëve të marra me thikë është i riu me inicialet P.Q. 

Media mëson se 24 vjeçari dyshohet se u ther me thikë nga boksieri L.M nga i njëjti qytet.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njëjti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa të dyshuarit janë në kërkim.

“Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njëjtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)