Avokati Koci publikon një video nga festa ku këndohet shqip, shpjegon diversitetin fetar në Kosovë

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 13:15
Avokati Koci publikon një video nga festa ku këndohet shqip, shpjegon diversitetin fetar në Kosovë

Avokati Arianit Koci ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook në një festë ku kuëndohet shqip nga kleri katolik.

Koci ka shkruar se toleranca fetare mes shqiptarëve ëshë në nivelin më të lartë dhe se gjithmonë ka qenë kombi para fesë.

“Kosova është shtet me shumicë myslimane, por ka edhe të krishterë. Mbi të gjitha jemi shqiptar dhe europian. Në fakt, te ne shqiptarët, kombi ka qenë gjithmonë para fesë. Kleri katolik, meshat në kishë i ka mbanë në gjuhën shqipe. Madje edhe predikimet në varrime. Ndërsa femra është në krye të vendit! Siç e shihni në video, edhe në festa, këndohet shqip. Natyrisht, toleranca fetare tradicionalisht është në nivelin më të lartë. Kemi jetuar dhe jetojmë në harmoni fetare me shekuj”, ka shkruar ai.

 

Ja si kendon Don Kelmend Spaci, me klerin katolik. Shperndaje nese je krenar qe je shqiptar.

Publiée par Gllogjani i Pejes sur Dimanche 18 novembre 2018

(Kosova Sot Online)