Pasi ia siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli, Trumpi e uli para vetes edhe Vuçiqin

  • E.K /
  • 05 September 2020 - 13:21
Pasi ia siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli, Trumpi e uli para vetes edhe Vuçiqin

Kjo është një nga fotot që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut dhe mund të cilësohet pa frikë si fotoja e momentit.

Presidenti Vuçiç, i ulur në një karrige përballë presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i përngjan një skene të një të pandehuri para gjykatësit.

Ky moment është shkëputur nga takimi i djeshëm, ku më ndërmjetësimin e ShBA-së, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike prej 16 pikash.

“Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen”, tha Trumpi dje.

“Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”, vijoi ai më tej./TCh

(Kosova Sot Online)