Të gjitha qytetet dhe fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 15:13
Të gjitha qytetet dhe fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend

Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se janë konfirmuar 92 raste të reja, janë shëruar 115 persona, ndërkaq si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 7 persona.

Komuna me më së shumti raste pozitive të konfirmuara, edhe sot vazhdon të jetë Prishtina.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.“, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)