Katër vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen edhe 26 mijë euro për trajtim

  • E. /
  • 07 September 2020 - 10:01
Katër vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmë, i duhen edhe 26 mijë euro për trajtim

Leandra Selimi nga Mitrovica ka nevojë që urgjentisht të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Katërvjeçarja vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur ATROFI SPINALE MUSKULARE që është sëmundje e patrajtueshme në Kosovë.

Shuma që nevojitet për trajtimin e vogëlushes është 200 mijë euro. Por tani i duhen vetëm edhe 26 mijë euro ndihmë mjete financiare.

Familja nuk ka mundësi ta sigurojë shumën e nevojshme financiare, prandaj kërkon ndihmën e atyre që kanë vullnet dhe mundësi të ndihmojnë.

Në fotografinë e mëposhtme mund të informoheni se si mund ta ndihmoni katërvjeçaren Leandra Selimi.

(Kosova Sot Online)